Sot, në seancen e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, u zgodh kryetar i komunës së Tuzit. Në emër të Forumit Shqiptar, propozimin që Gjelaj, të zgjidhet kryetar i komunës së Tuzit, e bëri, kẽshilltari Albian Sinishtaj.
Për Gjelaj votuan 18 këshilltarë, 15 nga radhet e Forumit Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), Shtjefen Camaj, nga radhet e Demokratëve, Adnan Pepiq nga radhet e Partisë Boshnjake, si dhe Damir Beqoviq, nga Lëvizja pẽr Tuz, nga radhet e opozitës.
Ndërsa, keshilltaret e DPS-së, UDSH-sẽ, PB-së, SD-së, nuk morën pjesë në Seancë.
Gjelaj, mori udhëheqjen e Komunës, pas Nik Gjeloshajt i cili dha dorëheqje nga vendi i kryetarit, pasiqë është bërë nën-kryetar i Qeverisë së Malit të Zi, njëkohësisht dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik.
Lindon Gjelaj, në seancën e Kuvendit të Komunës së Tuzit më 20 korrik ishte zgjedhur nënkryetar i Komunës.
Lindon Gjelaj, me profesion është profesor i Sociologjisë dhe ka një një angazhim mbi 15 vjeçar si profesor në gjimnazin e Tuzit. Ai poashtu ka qenë Këshilltar në disa mandate në Kuvendin komunal të Tuzit.
Gjelaj gjithashtu vitet e fundit mbante pozitën e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi si dhe pozitën e Sekretarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, kurse nga korriku i vitit 2021, deri në korrik të vitit 2023, ishte drejtor i Gjimnazit “25 Maji” në Tuz.
Aktualisht është edhe kryetar i Degës së ASH-së, për Malësi.
Në seancen e radhës do të jenë në rendin e ditës zgjedhja e nënktyetarëve të Komunës së Tuzit.