Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në zonën qendrore. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet të ulët e hera- herës mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave tepër afatshkurtra. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë intensive me drejtim jug – juglindje me shpejtesi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina erë intensive e problematike me shpejtësi 13-23m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: