Egnatia ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-0 në sfidën hapëse të javës së 15-të të Superiores. Rrogozhinasit arritën të likuidojnë shkodranët që në pjesën e parë duke i shënuar të tre golat.
Sfida u zhbllokua në minutën e 23′ nga Ndreca, ndërsa në të 31-ën Paulauskas dyfishoi shifrat. Isgandarli ishte ai që vulosi duelin në minutën e 41-të duke i dhënë fitoren Egnatias.
Më këtë 3-pikësh, skuadra e Tetovës shkon në kuotën e 33 pikëve teksa kryeson renditjen ndërsa ekipi i Osmanit mbetet në vendin e 5-të me 17 pikë.