Partia Demokratike e përkujton 33 vjetorin e themelimit të saj me dy festa paralele. PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha festoi në pallatin e Kongreseve, ndërsa PD e Rithemelimit e drejtuar nga Sali Berisha feston në Hotel Tirana.
Në festën e Rithemelimit, dominojnë figurat e njohura, si Besnik Mustafaj, Arben Imami, Jozefina Topalli e Neritan Ceka. Po ashtu edhe këtë herë, ashtu si në Kongresin e 2 dhjetorit, ish-kryeministri Berisha shoqërohet nga vajza e tij, Argita Malltezi.
Të shumtë janë zërat që spekulojnë se Argita do t’i futet politikës, por kjo e fundit deri më tani e ka mohuar një gjë të tillë.