Ditën e merkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parshikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura kryesisht në veri të vendit.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri-veriperëndim.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 12°C
në zonat e ulëta 7 deri 19°C
në zonat bregdetare 10 deri 19°C