Kryebashkiaku Benet Beci ka zhvilluar sot një takim në zyrën e tij një takim me drejtues të shoqatës të ish- të përndjekurve politikë të Shkodrës. Ai ka mirëpritur kryetarin Zenel Drangu, sekretarin Angjelin Daberdaku dhe ish- kryebashkiakun Filip Guraziu.
Në një publikim në faqen e tij në Facebook, shoqëruar edhe me foto nga takimi, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, shkruan:
“Takimi në zyrën time me drejtues të Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë ishte një mënyrë e mirë për t’u njohur e biseduar për çështje të rëndësishme që lidhen me ta. Respektimi i lirive të individit, vlerësimi e mirënjohja për kontributin e tyre, përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe zhvillimi i qytetit ashtu siç i takon, janë parimet tona të përbashkëta.”.