13 dhjetori 1990 është një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditëve të para pas lindjes së pluralizmit në vendin tonë. Qytetarët shkodranë, u tubuan për të rrëzuar bustin e diktatorit komunist, i vendosur përballë ish- Komitetit Ekzekutiv të PPSH- së.
Si çdo vit, kjo ngjarje është përkujtuar nga shoqata me të njëjtin emër por edhe anëtarë e simpatizantë të partive të djathta, deputetë, drejtues të PD- së zyrtare por edhe asaj të Rithemelimit.
Në memorialin që përjetëson këtë ngjarje, përballë Bashkisë Shkodër, janë vendosur kurora me lule si dhe janë mbajtur fjalimet e rastit. Ervin Gjini, kryetar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetor 1990”, ka folur për rëndësinë e kësaj ngjarje dhe mesazhet që ajo vazhdon të përcjellë.
Për mediat ka folur edhe deputetja Greta Bardeli, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i PD- së zyrtare Xhevdet Amuli dhe ai i Pd- së së Rithemelimit Gjenarin Kapcari.