Brenda një harku kohor prej 6 muajsh, Shkodra do të ketë planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban. Një fakt i tillë u bë publik gjatë nisjes së projektit “Porta e Alpeve” i financuar nga Banka Europiane për Investime, së bashku me Qeverinë Shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
I pranishëm në këtë takim, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, evidentoi rëndësinë e këtij plani i cili pritet të zgjidhë edhe problematikën e trafikut në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Për drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Shkodra falë këtij projekti do të ketë modelin e parë të suksesshëm në Shqipëri të një plani mobiliteti ku janë të përfshirë të gjitha komponentët.
Pjesë e këtij takimi të parë kanë qënë edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas si dhe drejtues të Programit ERI-ITA, për ballkanin perëndimor si asistencë teknike e këtij projekti të financuar nga Banka Europiane për Investime. Në bazë të projektit, pjesë e planit të mobilitetit do të jenë edhe pikat turistike që ofron bashkia Shkodrës, do të fokusohet tek investimet në qytet dhe në zonën e Velipojës.