Ish- kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim në Shkodër në kuadër të turit “Opozita në aksion”. Në sallën e Kimena “Millennium”, Berisha ka mbajtur një fjalë të gjatë dhe më pas ka bashkëbiseduar me të pranishmit lidhur me aktualitetin politik, zhvillimet në opozitë etj.
Në përfundim të takimit, ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve, teksa ka folur për konceptin e tij mbi mosbindjen civile, thirrje që e ka përsëritur edhe në Shkodër.
“S’ kam patur kurrë asnjë lloj rezerve për tu përballur me akuza”, ka thënë Berisha i pyetur lidhur me mbledhjen e pritshme të Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, pas kërkesës së ardhur nga SPAK.
Duke folur për lëvizjet në opozitë, Berisha ka thënë se tashmë kryeministri Edi Rama është i tmerruar, duke kaluar nga një masë diktatoriale në një tjetër.