Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër. Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësin mbi 700 metra dhe në juglindje në lartësin mbi 800 metra në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 12°C
në zonat e ulëta 10 deri 17°C
në zonat bregdetare 13 deri 18°C