Në qendër multifunksionale, çerdhe dhe kopsht, qendër të moshuarish, hapësire e re e sigurtë rinore i shtohen Bashkisë Shkodër, falë ndërhyrjes së organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e përfshirjes sociale dhe zhvillimit të komunitetit”, në kuadër të skemës së Granteve BE për Bashkitë (EU4M).
Ne fjalen e tij shefi i bashkepunimit te Delegacionit te BE, vlerësoi rëndesine e investimit i cili nuk do të jetë i fundit në Shkodër.
Qëllimi kryesor i kësaj qendre lidhet me integrimin dhe përfshirjen sociale në zonat periferike dhe vulnerabël në Bashkinë e Shkodrës, përmes aksesit të përmirësuar të shërbimeve bazë për komunitetin e Lagjeve Nr.1 dhe Nr.2.
Projekti u realizua nga Bashkia e Shkodrës me fondet e Bashkimit Evropian, përmes skemës së granteve të EU4Municipalities.