Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të përqëndruara në relievet malore.
Në zonat malore të vendit në lartësin mbi 700-800 metra reshje të bore të herëpasherëshme me intensitet të ulët. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpjetësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 7°C
në zonat e ulëta 5deri 15°C
në zonat bregdetare 8 deri 17°C