Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është marrë në pyetje përreth 1 orë nga Prokuroria e Posaçme ditën e sotme (15 Dhjetor). Mësohet se ai është pyetur nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit në lidhje me një çështje ka të bëjë me procedurat e rindërtimit ku po hetohet për vepra të ndryshme penale dhe Haki Çako është person që ka dijeni.
SPAK ka një hetim penal në lidhje me procesin e rindërtimit, që ka të bëjë jo vetëm për shkelje të barazisë në tendera apo procedurat tenderuese, por edhe për dyshime për korrupsion.
“Duhet të pritet përfundimi i hetimeve për të parë nëse ka elementë të veprës penale”, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Në vijim të hetimeve është pyetur edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili ka shpjeguar se si ka marrë dijeni në lidhje me çështjen në fjalë.