Ky mund të cilësohet pa frikë si transformimi i vitit, edhe pse është një ndryshim që ka nisur kohë më parë. Me shumë vullnet, punë dhe ndihmën e mbështetjen e miqve dhe familjarëve të tij, 36-vjeçari Zach Moore ka arritur të humbasë jo pak, por plot 200 kilogramë të peshës trupore.
Ai i ka thënë një herë e përgjithmonë “lamtumirë” jetës sedentare, yndyrnave të tepërta, dhjamit dhe është shndërruar në një njeri për t’u marrë shembull. Pesha trupore prej 270 kilogramësh, ishte duke i marrë jetën, në momentin që vendosi të bëjë ndryshimin e madh.
Pasi u shtrua në spital kur pësoi helmim nga ushqimi, në vitin 2013, Zach e kupto se duhej të ndryshonte përfundimisht mënyrën e të jetuarit, nëse donte të ishte ende gjallë. Ai filloi të ushqehej shëndetshëm, ndaloi së konsumuari duhan, nuk pinte më pije me gaz si dhe iu nënshtrua një operacioni për humbjen e peshës.
36-vjeçari humbi shumë në peshë pasi iu nënshtrua një operacioni për ngushtimin e stomakut, por lëkura nisi t’i varej aq shumë, saqë ishte e vështirë ta shikoje. Iu desh të bënte 10 operacioni për të hequr përfundimisht lëkurën e shëmtuar që i rrethonte trupin si dhe të niste në mënyrë graduale, periodike dhe të përhershme palestrën, për të fituar një pamje normale.
Tani peshon rreth 68 kilogramë, por sërish nuk është në formën më të mirë fizike të mundshme pasi lëkura e tij ka nevojë për operacione të tjera. Megjithatë, për t’u vlerësuar ngelet vullneti dhe dëshira e tij për të jetuar e për të ndryshuar tërësisht jetën. /joq/