Sot e 11- a ditë që err dhe zbardh ditët në ambientet e spitalit rajonal Shkodër. Në vështirësi njeriu provon sa mirë apo keq ka bërë në jetë, sa miq e dashamirë ka.
Zoti më ka bërë nga njerëzit me fat. Edhe pse në ditë paniku apo mërzitje edhe kam sharë, kam bërtitur, jam rebeluar, më kanë duruar e mirëkuptuar ndoshta më shumë nga sa meritoja që nga miku i shumë viteve por dhe debateve Lush Marku, drejtori Halluni e deri tek personeli mjekësor. Dhe për këtë u jam mirënjohëse, pafund.
Në fund të këtij falënderimi kam dy fjalë për stafin e Infermiereve të Patologjisë dhe Shërbimit të Urgjencës. Ju puthsha duart! Ato që i shërbyen nënës sime me shumë përkushtim, pa asnjë interes. Zoti jua bëftë rrugën dritë! Shkodra është me fat që ju ka! /Nga Brunilda DIBRA, publikuar në Facebook/