Detaje të reja dalin nga plagosja me armë zjarri e 40-vjeçarit, Aleksandër Curraj në vendin e quajtur “Dollari” mëngjesin e sotëm (18 Dhjetor) në Shkodër. Mësohet se i plagosuri dhe autori i ngjarjes, Dedë Bici fillimisht janë konfiktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Për t’i ndarë ka hyrë edhe një efektiv policie, por ata janë shprehur se kanë një problem lekësh dhe do e zgjidhnin vetë. Pas përplasjes fizike Dedë Bici ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në drejtim të 40-vjeçarit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë policia vendore e Shkodrës dyshon se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i plagosuri i ka patur autorit të dyshuar.
Pas ndarjes, autori është larguar me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës dhe policia po punon për kapjen e tij pasi u identifikua nga kamerat e sigurisë
40-vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv “security” dhe nuk njihej si një person problematik.
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.