Medreseja e Shkodrës, dega e vajzave, organizoi ditën e enjte ceremoninë e vendosjes së një çezme në kujtim të nxënëses së kësaj shkolle, Vesa Hasani, e cila u nda tragjikisht nga jeta pak kohë më parë .
Në fjalën e tyre të pranishmit theksuan se kjo çezme do të jetë një shenjë e kujtimit të përjetshëm për nxënësen ekselente të kësaj shkolle.
Pjesë e kësaj ceremonie u bënë nxënës dhe mësues të Medresesë, ku e ndjera Vesa Hasani kishte studiuar, gjithashtu miq dhe afërm të familjes Hasani.