Ditën e sotme, në ambientet e DVP Shkodër, me rastin e festës së ndërrimit të viteve, u organizua një takim me familjarët e Dëshmorëve të Policisë, gjatë të cilit janë shpërndarë donacione të mbledhura nga kontributet e punojësve të policisë.
Drejtori i Policisë së Shkodër Drejtues i Parë Edmond SULAJ, u shpreh se fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, janë pjesë e pandarë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit dhe jemi krenar që disa prej fëmijëve të Dëshmorëve vijojnë të shërbejnë në strukturat e Policisë me shumë krenari e devotshmëri.
Gjithashtu Drejtor SULAJ ka falënderuar punonjësit e Policisë që u përfshinë në dhënien e kontributeve në këto ditë festash dhe ka uruar familjarët e Dëshmorëve, punonjësit e Policisë dhe nëpërmjet tyre banorët e qarkut Shkodër për një vit me më shumë rend dhe siguri, sa më të mbarë e të begatë!