Plagosje me thike ne qytetin e Shkodres. Dy persona kane mbetur te plagosur dhe jane derguar ne spitalin rajonal te Shkodres. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizmit mes të miturve. Policia ka mberritur ne vendngjarje.
Nga informacionet paraprake dyshohet si nje grindje e çastit ne rruge. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te stadiumit “Loro Boriçi”. Mësohet se 14 vjeçari, i cili dyshohet se theri me thikë dy të mitur 13 dhe 15 vjeç, po shoqërohet nga policia në prani të familjarëve dhe psikologut.
Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.