Vllaznia ka marrë sot një fitore fantastike me Skenderbeun, madje me shifra që nuk i imagjinonte askush. Kuqeblutë kanë shënuar 5 herë në portën e korçarëve, ndërsa kanë mbajtur të tyren të paprekur.
Ka qenë mbyllja më e bukur e këtij viti për Vllazninë e futbollit, e cila e sheh veten të tretën në renditje. Ndërkohë, përveç dhomave të zhveshjes në “Loro Boriçi”, duket se festa ka vijuar.
Kryebashkiaku Benet Beci ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet të festojë me ekipin dhe drejtuesit e tij në sheshin para Bashkisë Shkodër. Videon e publikuar, e ka shoqëruar edhe me komentin:
“Festa në Shkodër merr ngjyrat kuq e blu. Një fitore fantastike që rikthen entuziazmin te tifozët shkodranë.”, shkruan qytetari i parë i Shkodrës në publikimin e tij në Fcebook.