Anna Lika ka publikuar foton e fundit të realizuar nga nëna e saj, Ilda Gjoni ku pozon krah djalit dhe partnerit të saj pranë pemës së Krishtlindjeve. Aktorja shkruan se e ëma nuk arriti dot ta publikonte foton, pasi Zoti donte atë ditë e mori pranë tij.
Anna Lika i premton se s’do e shohë kurrë duke qarë, por gjithmonë të buzëqeshur ashtu siç ishte edhe vetë e ëma deri në momentet e fundit të jetës së saj.
“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot për Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne këtë dite te mori pran tij. E di qe ti do jesh gjithmonë duke na par nga atje lart dhe te premtoj qe s’do na shohësh kurrë me lot ne sy por vetëm te buzëqeshur ashtu siç ishe dhe ti deri ne momentet e fundit.
Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar për nënën qe ke qenë për ne. Nuk do kisha dashur kurrë te beja këtë postim për ty. Do me mungosh çdo dite e bukura ime”, shkruan Anna Lika.