Ish- kryeministri Sali Berisha është në “arrest shtëpie” prej disa ditësh, pas vendimit të marrë nga GJKKO me propozim të SPAK. Para pak minutave, Berisha ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet të përshendesë nga dritarja mbështetësit që janë tubuar poshtë banesës së tij.
Duke përshëndetur miqtë që po protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos! #sb’, shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në postimin e tij në faqen e Facebook.
Vendimi i GJKKO i ka ndaluar Berishës komunikimin me çdo person, me përjashtim të familjarëve me të cilët jeton në banesën ku është vendosur në “arrest shtëpie”. Duhet thënë se Berisha vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, pavarësiht masës së sigurisë ndaj tij.