Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për akordimin e një pensioni të posaçëm për 15 personalitete të spikatura të artit por jo vetëm. Mes tyre janë dhe dy shkodranë të mirënjohur në fushat e tyre. Kantautori Frederik Ndoci është përfituesi i parë ndërsa i dyti, Xhalal Kalaja, një emër shumë i njohur i botës së basketbollit.
Xhelal Kalaja, është një ish- basketbollist shkodran, më pas një nga arbitrat më të mirë të këtij sporti në Shqipëri. Ai u nda nga arbitrimi në vitin 2015, ndërsa pas rreth 10 viteve, ai vlerësohet me një pension të posaçëm. Fuat Vjerdha, ish- sportist por edhe kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, shpreh publikisht kënaqësinë e tij për këtë vlerësim:
“U gëzova shumë kur lexova lajmin se i është dhënë pensioni i veçantë shkodranit Xhelal Kalaja. Mundi dhe djersa e tij u shpërblye.
Xhelali ka qënë ndër katër, pesë arbitrat më të mirë të basketbollit në Shqipëri, në vitet 80-të, kur basketbolli ishte sporting më i ndjekur, pas futbollit.
Mu bë qejfi që u vlerësu një arbitër basketbolli, një ish- basketbollist dhe një pinjoll i familjes së mirënjohur Kalaja të Shkodrës.”, shkruan Futa Vjerdha në rrjetet e tij sociale.