Të hënën e 8 janarit priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në Berat dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Shumica e reshjeve priten nesër pasdite. Era pritet të jetë mesatare deri e fortë në bregdet. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 19 °C
në vendet malore: 2 / 11 °C.