Rrëzohet projekt- buxheti i Bashkisë Malësi e Madhe! Dje këshilltarët nuk e votuan projekt- buxhetin e vitit 2024 dhe arsyet ishin të shumta:
Një buxhet i ardhur në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen dhe financat vendore.
Në shkelje të të gjitha afateve dhe procedurave ligjore, hartimi dhe miratimi i buxhetit duhet të ishte një proces i konsultuar me qytetarët dhe transparent, ndërkohë që vetë këshilltarëve iu është bërë me dije vetëm tre dite me parë.
Në lidhje me project buxhetin nuk janë realizuar dëgjesa me qytetarët në cdo njesi administrative, sic kërkohet në bazë të ligjit për vetëqeverisjen dhe financat vendore.
Anëtarëve të Këshillit Bashkiak iu paraqit një projekt-buxhet që shpenzimet kryesore ishin për paga dhe shpenzime operative që kënaqin vetëm një grusht njerëzish dhe që nuk i shërben zhvillimit të zonës si dhe mirëqenies së qytetarëve të Malësisë së Madhe.
Këshilltarët e Partisë Demokratike, sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mbrojtën me dinjitet interesat e qytetarëve duke votuar kundër projekt buxhetit të propozuar nga bashkia.
Falenderojmë edhe këshilltarët e tjerë që na u bashkuan, me kërkesat tona për më shumë investime në infrastukturë, shkolla, qendra shëndetësore, që do të bënin të mundur përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të Malësisë. (ose qytetarëve të Malësisë së Madhe)
Si gjithmonë, nuk munguan as presionet e orëve të vona të të deleguarve të Qeverisë, që janë në mbrojtje të një grupi përfituesish që prej 8 vitesh.
Falenderojmë këshilltarët për diskutimet dhe qëndrimet e tyrë me voten kundër të këtij projekt- buxheti. I kërkojmë Kryetarit dhe administratës së Bashkisë të bëjnë ndryshimet e nevojshme duke marrë parasysh vërejtjet e këshilltarëve në mënyrë që ky buxhet ti shërbejë qytetarëve dhe jo një grup njerëzish me interesa politike dhe klanore. /Nga kryetari i PD Malësi e Madhe, Anton KOKAJ/