Dje ra ajo perdja që mbante disa zullumqar në pushtet, disa që janë mësuar të hanë mjatas e djathtas, janë mësuar të ushqehen me mundin e të tjerëve, janë mësuar të marrin mundin e të tjerëve e ta shesin si kontribut të tyre.
Dje i pamë me zë dhe figurë maskaradën politike që luhet nga lart-poshtë e posht-lartë,në kurrizin e njerëzve të thjeshtë.
Mos miratimi i buxhetit ishte një akt ndërgjegjësimi nga disa këshilltarë që reaguan me forcë, se malësorët nuk e meritojnë këtë tallje nga Bashkia e cila nuk i merrë në konsideratë nevojat emergjente të tyre, rrugët që duhet të jenë prioritet ata i anashkalojnë.
Shërbimet që paguhen me taksat tona për ta janë “luks” , mirëmbajtja e shkollave është me mik, pastrimi i mbeturinave po ashtu, uji, drita, ngrohja, punësimi, ndihma, të gjitha kanë një kriter bazë, ngjyrimin partiak…
Malësia është e vjedhur, fondet e saja shpërdorohen, kompanit fituese të tenderave janë të përcaktuara, por ata arrin deri aty sa të marrin dhe tokat e fshatarve për të ndërtuar hece, një histori që përsëritet nga 2015 kur isha këshilltare dhe çështja mori përmasa kombëtare dhe asokohe e kundërshtuam të gjithë pa asnjë dallim politikë se ishte e mira e Malësisë. U ndërtuan me forma të tjera, askush nuk hetoi…
Dje pash një opozitë për të ardhur turp, pash tek bashkonin votat me pushtetin në kundërshtim me zërin e votuesve dhe besoj që bashkëfajtorët në këtë krim duhet të jenë krenar me “listën” që përpiluan me aq pasion. Nuk është hakmarrje nga ana ime, por më dhëmb zemra nga ajo që shoh dhe nuk kam asnjë mundësi t’ua tregoj vendin atyre që luajnë me nevojat e qytetarëve.
Një fjalim dëgjova në atë sallë që ishte zëri i shumicës atje jashtë që nuk kanë zë, përtej asaj që ndan dhe bashkon politika e madhe, ne jemi malësor bijë të kësaj toke, po rrisim fëmijët këtu, ndaj nuk do më linte rehat vetja ime po të mos flas, heshtja nuk është stili im.
Faleminderit Anton, dhe përgëzime për qendrimin tuaj sot, një zë qytetar që i duhet atij këshilli të marrur peng.
Uroj shumë që në vazhdim të rritet ndërgjegjsimi nga këshilltarët e tjerë dhe të ketë më shumë zë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Uroj shumë që hapi që u mor sot të jetë vazhdimësi e betejës që duhet të bëjë çdo njeri i ndershëm.
Në fushatë ne kemi premtuar të jemi zëri i tyre, kush devijonë harram e pastë votën dhe mbështetjen!! /Nga Mimoza REXHVELAJ/