Banorët e Postribës paralajmërojnë bllokim rruge dhe bojkot të mësimit nga nxënësit. Shkak është problematika me guroren në zonën e tyre, e cila krijon shqetësime për furnizimin me ujë të pijshëm dhe vaditjen.
“PROTESTE
Ju bëjmë thirrje popullit të Postribes, se më DT: 11.01.2024, Ditën e Enjte ora 8.00, para Shkollës së Mesme “Adem Haxhija” zhvillohet një protestë
masive, do të bllokohet rruga dhe bojkotohet
mësimi nga nxënësit. Arsyeja është kundërshtimi i guroreve që punojnë në zonë, në kundërshtim me
ligjin, duke dëmtuar edhe rrjetin e ujit të pijshëm
dhe vaditjes. Ju lutemi të merrni pjesë. Faleminderit.”., thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat dhe publikun.
Prej disa vitesh, postribakët ngrejnë problematikën e gurores që shkakton probleme me ujin e pijshëm që është i pakonsumueshëm për shkak të ndotjes.