Kam dëgjuar për një histori që ka ndodhur në një zonën malore në kohën e monizmit: Kur kanë shkuar sigurimsat ta arrestojnë një të moshuar për një faj “që as ai vetë nuk e dinte” e pasi i hyjnë në shtëpi në 2 të natës i thojnë “në emër të popullit je i arrestuar”, e plaku me plot hallet e veta e “i përgjumur” u ka thënë: “Po lereni more popullin se ai është fjetun e nuk din gja për kyt punë, po kryni punën tuj si ia keni nisë”.
Edhe këto ditë në media lokale e rajonale, në rrjete sociale etj., po shkyhen disa zëra “nga dhembshuria për popullin” tek nga njëra anë gëzohen nga “rrëzimi i buxhetit”, “nga shkrirja e mazhorancës”, “nga lufta mes kryetarëve” etj., e nga ana tjetër vetofrohen me “po të njëjten dhëmbshuri”, por në këtë rast për vehten e tyre që “ejani të ulemi në bisedime”, “ti lëmë inatet”, “të krijojmë një buxhet të balancuar” (o Zot se ç’ është ky buxhet i balancuar që përmendin këto specialista financiarë???) etj., biles sa nuk arrijnë të thërrasin me zë: Po aman o kryetar, po na ban ndonjë tolerim o burrë, a ndonjë punësim, a ndonjë tender se po na “digjet shpirti për kyt popull” (nënkuptoni shpirtin e tyre personal apo të grupeve të caktuara).
“O popull shumë flitet në emrin tënd” edhe kur je në shtëpi në hallet e tua, edhe kur je fjetur, edhe kur je në ara etj. etj., se “veç për ty, atyre u rreh zemra e mjerë”. Çdo gjë e bëjnë në emër të popullit edhe kur nuk e votojnë projektbuxhetin e 2024-s. O zot fali se nuk dijnë as ça thojnë e as ça bajnë. /Nga zëvendëskryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj, publikuar në Facebook/