Autostrada Adriatiko- Joniane, segmentet që përshkohen në Veri të vendit dhe që lidhin Shkodrën me Tiranën, Shqipërinë me Europën, përsëri nuk janë prioritet në programin e qeverisë për këtë vit 2024.
Segmenti i parë Muriqan – Lezhë i këtij Korridori, ka filluar që më 15 dhjetor 2021, por jemi në vitin 2024, dhe në çdo dalje publike ose postim në rrjete sociale, KM, premton përfundimin e projektit e kushedi kur do të fillojë puna për ndërtimin. Asnjë fjalë për segmentet Lezhë (Balldre)- Milot dhe Milot- Thumanë.
Rruga Shkodër- Tiranë, edhe këtë vit, do të jetë përsëri një stërmundim, një kalitje nervash për qytetarët, që e përshkojnë atë, me radhë të gjata makinash në pothuajse çdo orë të ditës. Një penalizim për gjithë vizitorët, që hyjnë në Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit.
Penalizim për të gjithë kosovarët, që sa dalin nga Rruga e Kombit, fillojnë kalvarin në rrugën e ngushtë në drejtim të Shëngjinit, Velipojës, Muriqanit, Rinasit, Durrësit, plazheve te jugut.
Një penalizim të turizmit për gjithë Veriun e Shqipërisë, për gjithë emigrantët shqiptar që kthehen në vendlindje, për mijra pushues, që vijnë gjatë sezonit veror në plazhe e ne bjeshke.
KM, pas 10 vitesh në pushtet, përsëri tallet me përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër – Tiranë, duke vazhduar propagandën boshe dhe rrenat pa fund, sidomos kur flitet per Veriun. /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/