Dashi
Të dashuruarit janë të favorizuar për të çuar përpara këtë projekt në çift. Situata të reja, detyra apo marrëveshje të reja, veçanërisht ato të lindura në dy muajt e fundit, mund t’ju çojnë larg. Disa do t’i vendosin vetes ultimatum për të mbylur detyrat. Nëse jeni të lodhur nga ajo që bëni, kërkoni alternativa.
Demi
Kjo e enjte është një ditë produktive. Nëse ka probleme në vendin e punës që duhet të zgjidhen, flisni. Ky Jupiter në shenjën tuaj mund të tregojë se keni nevojë për ndërhyrjen e një eksperti për të zgjidhur situatat më të ngatërruara. Kujdes nga besimi i tepërt, i cili mund të çojë në gabime.
Binjakët
Nuk është koha më e mirë për jetën sentimentale. Ata që kanë një histori të ndërlikuar mund të vendosin të tërhiqen ose do duan pak kohë të vendosin. Afërdita e kundërt mund të sjellë edhe disa probleme me familjarët, disa prej jush janë të shpërqendruar dhe puna shpërblehet.
Gaforrja
Shfrytëzoje këtë janar për të kalibruar situatat, për të vënë në shënjestër, për të marrë vendime sepse nga mesi i shkurtit e në vazhdim do të jeni shumë të favorizuar. Nëse keni nisur një projekt, qoftë për punë apo në dashuri dhe duket se nuk po ecën mirë, është koha të kuptoni se si ta rregulloni.
Luani
Pas një krize dashurie, emocione të reja po vijnë, por nuk janë të sigurta. Nevojitet shumë qartësi, përndryshe rrezikoni të bëni gabime. Ata që kanë nisur një rrugë të re karriere muajt e do të shohin rezultate. Në aspektin ekonomik do keni vështirësi, por jo të pazgjidhshme.
Virgjëresha
Ka nga ata që kanë qenë të sëmurë, nga ata që kanë pasur një moment errësire kohët e fundit, por tani do shihni dritë në fund të tunelit. Nëse kohët e fundit ka pasur një moment bllokimi, shikoni anën pozitive, ju ka detyruar të ndryshoni diçka në jetën tuaj.
Peshorja
Këto janë ditë shumë interesante për ju. Nëse doni të hiqni qafe një barrë ose dëshironi të afroheni më shumë me personin që ju pëlqen, dijeni se e diela do të jetë dita e duhur për ta bërë atë. Nëse një marrëdhënie ka pësuar krizë, jini të kujdesshëm.
Akrepi
Kjo periudhë ka të bëjë me dashurinë, ndoshta ju ka ndodhur të thoni diçka për të cilën jeni penduar kohët e fundit dhe tani duhet ta kompensoni atë. Shumë prej duan të ndryshojnë. Edhe në punë, pak nga pak do të keni rezultate. Kini kujdes me financat.
Shigjetari
Aktualisht po përcillni një sharm të madh, kështu që ka shumë njerëz që të shikojnë me interes dhe admirim. Por mund të zbuloni edhe një dëshirë të re për liri, ndoshta do kuptoni xhelozinë te njerëzit që ju rrethojnë dhe do të dëshironi më shumë hapësirë.
Bricjapi
Gjërat janë në favorin tuaj dhe do të jenë edhe më tepër në fund të janarit. Nëse keni nevojë të rregulloni diçka në dashuri apo në punë, do ishte ideale të ndërmerrni hapa. Megjithatë duhet të kujdeseni për veten, qoftë edhe fizikisht, mos u zhysni në punë.
Ujori
Edhe kur jeni i lodhur, sigurisht që nuk jeni tipi që shkoni në shtrat. Ujorët kanë gjithmonë diku për të shkuar, diçka për të bërë, njerëz për t’u takuar, por mos e mbingarkoni veten këto ditë. Në punë, nuk vlerësoheni aq sa duheni financiarisht, ndaj do luftoni për ta ndryshuar këtë.
Peshqit
Do përjetoni një ditë me zhvillime. Ndoshta diçka nuk po funksionon në marrëdhëniet tuaja për momentin, por ndoshta është më mirë të shmangni konfliktet. Keni një periudhë presioni të madh në punë, ndoshta edhe pendimi, pasi një person nuk ka arritur pritshmëritë.