Rreth mesnatës, në vendin e quajtur “Qafë Shtiqen”, dyshohet se për shkak të defekteve në automjet, ka marrë flakë teksa lëvizte, kamioni me drejtues shtetasin L. D., 53 vjeç. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale në këtë kamion. Po punohet për të dokumentuar ligjërisht shkakun e këtij rasti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-O. U., 25 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se më datë 05.01.2024, ka mashtruar një shtetas, për të shitur një automjet të marrë me qira;
-Z. S., 31 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi duke vënë muzikë të lartë, në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, ka prishur qetësinë publike në zonë. (foto ilustruese)