Shkruan në Facebook Fitore Beci, Zonja e Parë e Shkodrës: Sot ka ditën e lindjes një person shumë i veçantë për ne. Ndaj dua t’i bëj një dedikim me dashuri e mirënjohje, jo për atë që ajo përfaqëson për çdo shqiptar, por për dimensionin e saj të pamatë njerëzor.
Nana Zyli (që unë e thërras halla Zyli se ngjan shumë me hallën time) të bën ta shikosh jetën nga një tjetër perspektivë, nga ajo e sakrificës e përkushtimit për këdo që ajo e percepton në nevojë.
Është ajo që na ka gatuar gjëra të shijshme me dashuri nëne; ajo që erdhi në spital me supa e limonata e që u kujtua t’u sillte edhe mjekëve një tortë mirënjohjeje; ajo që mendoi të porosiste kurora për ne në një rast vdekjeje; ajo që nuk harroi të sillte lule në përurimin e librit të babit; ajo që na ka dashur e mbështetur prej fillimit pa rezerva. U bëfsh 100 e të paçim sa më gjatë halla Zyl!