Shqipëria është lëkundur nga termeti pak minuta pas kësaj mesnate. Mësohet se termeti ka qenë i magnitudës 4.6 sipas shkallës Rihter. Thellësia e lëkundjes 10 km.
Termeti është ndjerë në zonën e Elbasanit, Lushnjes, Fierit por edhe Tiranë, Vlorë, Gjirokastër dhe Durrës. Nuk raportohet për dëme të asnjë natyre deri tani.