Plarent Ndreca ka marrë sot mandatin e deputetit, duke zënë kështu vendin e Arben Ahmetajt, i cili ndodhet në arrati. Vendimi është marrë në senacë plenare të KQZ- së nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi.
Ndreca do të përfaqësojë PS në Kuvend, ndërkohë që do të duhet të respektohen dhe procedurat siç e përcakton ligji, deri në betimin e tij.
Kujtojmë se sot Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, duke ia lënë vendin kështu Ndrecës, sipas listës emërore të PS për zgjedhjet parlamentare të 2021-it.