Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër do të ketë tashmë një administrator të ri. Në krye të UKQ sh.a u prezantua zyrtarisht Besmir Lezha. Ndërkohë drejtori i deritanishëm Mark Molla dha dorëheqjen pasi merr një tjetër post të rëndësishëm në drejtorinë e përgjithshme të ujësjellësit në Tiranë.
Ndërkohë administratori i ri i ujësjellësit të qarkut Shkodër Besmir Lezha vjen pas një eksperiencë në drejtim në një prej institucioneve më të rëndësishme siç është Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Gjatë prezantimit u shpreh se do të ketë përkushtimin maksimal për të shërbyer për gjithë qytetarët e qarkut Shkodër.
Në prezantimin zyrtar mori pjesë edhe Flauers Shoshi, zëvendës drejtor i përgjithshëm i AKUM në Tiranë i cili falenderoi drejtorin dhe ish- drejtorin e ujësjellësit të Shkodrës.
Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër është një prej institucioneve më të rëndësishme tashmë për shkak edhe të zgjerimit duke përfshirë të gjithë qarkun.