Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit Gj. M., 66 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, dhe N. F., 63 vjeç, banues në fshatin Kaftallë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, se automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç, kishte rënë në ujërat e lumit Fan, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, ju bëjmë me dije se janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për 60-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë, djali i drejtuesit, shtetasi N. N., 24 vjeç, që ishte pasagjer në këtë automjet.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. L., 19 vjeç dhe M. B., 26 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi nga kontrollet fizike, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. B., banuese në Shkodër dhe B. S., 59 vjeç, banues në fshatin Luarzë, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike, në banesat e këtyre shtetasve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe po punojnë për kapjen e shtetasit O. U., 25 vjeç, banues në Koplik, pasi ka bërë kallëzim një 40-vjeçar, se ky shtetas nuk i ka kthyer automjetin që i ka marrë.
Malësi e Madhe/Rreth mesnatës, në fshatin Hot, dyshohet se për shkak të defekteve, ka marrë flakë teksa lëvizte, automjeti që drejtonte shtetasi K. M., 33 vjeç. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale në këtë automjet. Po punohet për të dokumentuar ligjërisht shkakun e këtij rasti.