Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores. Lajmin e ka bërë të ditur permes rrjeteve sociale kryetari Hil Curri. Sipas tij, ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.
div class=”video-container” style=”text-align: justify;”>
“Bashkia Fushë-Arrëz do të bejë të pamundurën për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, shkruan në rrjete sociale kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Hil Curri.