Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat e shumta, pak para se të futej në SPAK, deklaroi se, ishte tek ky institucion për të denoncuar, sipas tij, Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
Qytetarë të shumtë e pritën Berishën me brohoritje dhe thirrje mbështetëse.
FJALA E PLOTE:
Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë.
Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!