Ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka dalë nga SPAK ku ka dëshmuar për cështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani është shprehur se do të paraqitet në Prokurinë e Posaçme sa herë të thirret.
DEKLARATA E PLOTË E BERISHËS PAS DALJES NGA SPAK
Pra, i gjeta të terrorizuar. I gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe se Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë. Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale, etj.
…Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem.
…Prova? Ça prova mo? Asnjë provë mo? Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e vitit 2004 dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit, por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama.
…Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët. Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara.
Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja.
Nëse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, në procesin e kthimit, në procesin e kompensimit, në procesin e parablerjes, Edi Rama ka një seri firmash në këtë proces.
Akuza që i bëhet Sali Berishës se e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Jamarbër Malltezin është identike si të thuash se Sali Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij.
Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi. Kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte… pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?
Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë?
Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj.
Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi.
Ky grup i strukturuar kriminal nuk guxon të përmendë njëherë të vetme emrin e tij. A mund të imagjinoni ju hetues në botë si këta përveçse në Korenë e Veriut?
Ky ishte një akt antikushtetues, antiligjor i grupit të strukturuar kriminal Rama-Dumani-Kraja-Millonai. Së pari, ky grup i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen apo mosshkuarjen time në parlament. Pse?
Dispozita ligjore e Kodit të Procedurës Penale këtë të drejtë ia njeh vetëm gjykatës. Dhe këtë të drejtë ia njeh gjykatës për të gjithë personat, përveç atyre që janë persona të zgjedhur.
Për personat e zgjedhur, dispozita ligjore përcakton se çështja e mosvajtjes së tyre në punë vendoset vetëm pas vendimit të prerë të gjykatës.
Por këta nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë të drejtë.
Dhe unë u them ju, se ua përsërita disa herë këtij grupi të strukturuar kriminal këtë që po them. Sigurisht kjo është pjesë e skenarit.
Kam dijeni të plotë se skapistët kanë pasur lidhje të ngushta me McGonigal. Dhe në momentin e caktuar unë do i bëj publike. Por sqaroj se ne kemi dërguar një dosje, PD ka dërguar një dosje pranë autoriteteve të SHBA me të gjitha të dhënat që ne disponojmë për aferën McGonigal.
Masa ndaj meje është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Sali Berishës. Lëre mos e pyet! Për sa i përket komunikimit, po më dolën gazetarët përpara, harroje ti se unë njoh ligj tjetër përveç ligjit të fjalës së lirë dhe komunikimit me ta. Të ardhmen e opozitës e shoh në fitore të sigurt. Opozita ecën në fitore të sigurt.
DEKLARATA E BERISHËS PARA HYRJES NË NDËRTESËN E SPAK