Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Siç është mësuar tashmë, do të jetë një vaujzë dhe çifti më i dashur i showbiz- it shqiptar, janë shumë të lumtur për “dhuratën” që do të vijë së shpejti.
Para pak minutave, Kiara ka publikuar për herë të parë barkun e saj të zbuluar, bashkë me javët që kanë kaluar nga fillimi i shtatzanisë. “With my future bestie🌷 24 weeks today”, shkruan ajo, e përkthyer në shqip: “Me miken e ardhshme më të mirë, 24 javë sot”, duke treguar se është muaji i gjashtë i shtatzanisë.
Por gjithmonë, në postimet e Kiarës nuk mungon asnjëherë komenti i Luizit. Edhe në këtë rast, nuk ka munguar humori i kantautorit shkodran. “Ehhh…kur me thoje mua “o Luiz ke vene bark”…”, shkruan Luizi, komenti i të cilit ka marrë me mijëra komente e “like”.