Vllaznia ndodhet në një formë mjaft të mirë këto momente, me shkodranët që e vërtetuan këtë gjë dhe në Kupën e Shqipërisë, duke mundur 4-0 Flamurtarin.
Në atë që quhej dhe si një “klasike” e Kupës, takimi foli vetëm për shkodranët, të cilët gjetën tre herë rrjetën në pjesën e parë me Balajn, Malën dhe Alivodën.
Në pjesën e dytë ishte Boshnjaku ai që vulosi çdo gjë, duke e mbyllur këtë duel me “poker”. Kështu Vllaznia tashmë do të presë shortin për t’u njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në çerekfinale.
Të kualifikuarat janë: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Teuta, Laçi, Kukësi dhe Erzeni.
VLLAZNIA 4-0 FLAMURTARI
Balaj (P) 28′, Mala 30′, Alivoda 40′, Boshnjaku 77′
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivodda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani
FLAMURTARI: Kaloshi, Hasa, Deliaj, Pjeshka, Podrimcaku, Sidibe, Dalanaj, Vucaj, Diamanti, Latorre, Antoni.
Trajner: Dritan Resuli