Pa më pyet kush, dëshiroj të ndaj nji arësye pagjumësie qysh mbramë… Mu ngul si nji gjylpanë para disa ditësh nji lajm që shqetëson pak njerëz nëse nuk e dinë.
Nji artist i madh dhe kurrë i pa vlerësuem nga asnji institucion, që nuk e shkoi as nëpër mend se shumëkushi artist bleu çmime e statuja dhe asht sot pa rradhë i rreshtuem para Tij.
Ai ka disa ditë që asht në koma…
Sa të dobët jena kur na vjen keq për lajme e nekrologji që na shqetësojnë për disa minuta gjer sa të shkruajmë pak rreshta ose me nji “like” mjaftohena…
Nuk ka artista të vegjël kjo botë, por ka artista xhonglerë dhe artistë modestë, ka artistë që Zoti i ka dhanë talent e ka artistë që me vullnet ia dhanë vehtes të drejten me u quejt artist.
Ka artistë që abuzuen me dashninë e Zotit dhe ka artistë që nuk e përfillën dashninë e Zotit.
Unë kurrë nuk i kam fut mes meje dhe atyne termin rival sepse më ka pas thanë nji rresht libri: “Askush nuk hin në varrin e dikuj tjetër”!
Ndoshta shpesh frymorë që pa pritur më thërrasin pas shpatullave “koleg”, nuk më çudisin përderisa nuk i çudit në vetvehte guximi mos me m’thirr në emën.
Ai ishte dhe ashtë vërtet nji artist i madh që e pat këtë privilegj që barazohej edhe me diletantë edhe me superartistë edhe me thjeshtësinë e të Madhrishmes buzqeshte dhe nxirrte at za kadife të ambël dhe pa fund jepte vetëm kënaqësi…
Ka disa ditë në koma, me ëngjëjt rrethue, me të afërmit me sy të përlotun rreth shtratit të Tij.
Shpresa, lutje…
E unë prapë s’mundem me e thanë emnin e Tij pa u ba gati çdo njiri prej jush që e lexon këta rreshta, lutu për Eduard Jubanin… E unë kam disa ditë që i lutem të Madhit Zot…” na duhet artisti edhe pak o Zot”! /Publikuar në Facebook nga Frederik NDOCI/