Të dielën, në “Loro Boriçi” luhet një derbi tradicional, ai mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një ndeshje që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë vendin.
Por këtë herë, ka edhe një të veçantë. Pas luhatjeve të shumta, Vllaznia duket e konsoliduar, me 6 fitore radhazi, 5 prej të cilave në Superligë dhe një në Kupën e Shqipërisë.
Tifozë tradicionalë të Vllaznisë, kanë vendosur të japin mesazhin e tyre pikërisht për këtë ndeshje. Një mesazh kuptimplotë nga tifozë që njihen në të gjihë vendin dhe prej një jete.
“Kanë një jetë që e mbështesin Vllazninë. Do ta bëjnë edhe të dielën. Tifozët e vjetër kuqeblu kanë një mesazh për të dhënë…”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të KF Vllaznia, e cila ka shpërndarë edhe videon.