76- vjetori i lindjes të ikonës së futbollit shkodran- Sabah Bizi, nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e duhur edhe të Klubit të Futbollit Vllaznia.
Presidenti Alban Xhaferi ia ka uruar ditëlindjen njërit prej emrave më të mëdhenj të historisë së këtij klubi, ndërkohë vetë mjeshtri Bizi përpos falenderimit për kujtesën ndaj tij, i ka bërë të ditur numrit 1 të klubit se ndjek me shumë vëmendje të gjithë ecurinë e skuadrës së tij të zemrës.
Madje, premtoi që të dielën do të jetë në stadium për ta mbështetur atë në ndeshjen ndaj Partizanit. Legjenda mbetet legjendë- Sabah Bizi! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të KF Vllaznia/