Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar një nga segmentet rrugore që i janë nënshtruar rikonstruksionit në rrugët e qytetit. Ai është takuar me banorë të zonës në rrugën “Lamiej”, me gjetësi 600 metër pranë ish zooteknikës në lagjen Kiras. Banorët kanë falenfderuar kryebashkiakun për këtë ndërhyrje dhe për fjalën e mbajtur ndaj tyre.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Benet Beci është shprehur se bashkia ka një plan konkret ndërhyrjeje në rrugët e qytetit ndërkohë që edhe kërksat e komunitetit do të ndërmerren në konsideratë.
Rruga “Lamiej” është një një nga dy rrugët që i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, në kuadër të një pakete të ndërmarrë nga bashkia Shkodër për përmirësimin e infrastruktruës së brendëshme rrugorë në rrugët e qytetit.