Ekipi i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime Qarku Shkodër bëri të mundur pas një ndërhyrje pastrimin e pusit të ujit të pijshëm në stacionin e pompave në Trush. Ky përmirësim i furnizimit me ujë përmes stacionit të Trushit bëhet pas konstatimit të ujit me ngjyrë si shkak i shembjes së pusit në pjesët fundore në një thellësi 40 metër.
Pas kësaj ndërhyrje të ndërmarrjes së ujësjellësit situata i është kthyer normalitetit në stacionin e Trushit i cili është shumë i rëndësishëm thotë inxhinieri Pema pasi furnizon me ujë gjithë zonën e Velipojës.
Këto ndërhyrje nga drejtoria rajonale e ujësjellësit do të vijojnë edhe në pika të tjera të rëndësishme për të mundësuar një furnizim sa më të mirë me ujë të pijshëm gjatë gjithë vitit e aq më tepër edhe në sezonin turistik që po afron.