Në nderim të personalitetit të shquem shkodran, njênit prej bibliotekarëve dhe bibliografëve mâ në zâ shqiptar, Ambasadorit të parë të shtetit Shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, Willy Kamsi (1926-2017), biblioteka “Zoja e Shkodrës”, së shpejti ka me e përkujtue e nderue, tuj emertue pjesën e re të saj, me èmnin e tij: “Kandi Willy Kamsi”.
Willy Kamsi lindi në një familje të shqueme libërdashëse, në atë të Gjon Kamsit; jetoi e punoi mes librave, si drejtues i Bibliotekës Shkencore të Universitetit “ Luigj Gurakuqi”, të Seminarit Ndërdioqezan “Nana e Këshillit të Mirë; dhe vdiq mes librave, teksa sistemonte dhe përgatiste për botim veprat e të atit, dhe të tjerëve intelektualë, që për shkaqe politike ishin të panjohuna për publikun.
Punoi në heshtje pa u mburrun asnjëherë, gjithnjë i gatshëm me bashkënda njohunitë me studiues që kërkonin ndihmën e tij, brenda dhe jashtë vendit.
Puna e tij kërkimore-shkencore âsht e shpërndame në qindra fletë të revistave shkencore këtu në Shqipni, dhe jashtë vendit ku ishte shpesh herë i ftuem.
Ndonëse i vlerësuem me medalje, për merita pune në fushën e bibliotekave, nga Papa Gjon Pali II, për aktivitetin diplomatik dhe Presidenti i Republikës Italiane, Carlo Azeglio Ciampi, duhet me nënvizue se këtu në Shkodër, jo vetëm që nuk pati asnji mirënjohje, por nuk u gjet “kjoftë edhe nji grimë vend” në biblioteka, me mbajtë emnin e tij.
Kandi, që po duem me emërtue asht ma e pakta gjâ, që i bahet figurës tij, me shpresë se të tjera vlerësime kanë me ju bâ në të ardhmen. /Publikuar në faqen e Bibliotekës “Zoja e Shkodrës” në Facebook/