Të dashur miq dhe familjarë, ne bashkohemi në një kohë pikëllimi për të kërkuar mbështetjen tuaj në lidhje me shpenzimet e varrimit dhe kujdesin e Alessias. Çdo gjë i dedikohet kujtimit të Suelës sonë të dashur. Bujaria juaj gjatë kësaj kohe të vështirë do të na ndihmojë të nderojmë kujtimin e saj dhe të sigurojme një stabilitet për vajzën e saj të çmuar.
Faleminderit që jeni burim ngushëllimi dhe mbështetjeje. Suela ishte jeta jonë, gëzimi ynë, vajza, motra, kushërira, shoqja e ngushte, mami më e mirë ne bote për Alessian. Të gjithë do ta kujtojnë atë si shpirtin më të dashur, nënën më të përkushtuar, kolegen e dashur. Çdo person që pati fatin të njihte Suelën, e di që ajo adhuronte natyrën, adhuronte të udhëtonte, dashuronte jetën dhe kalonte çdo moment të dites me njerëzit e saj më të dashur.
Gjithmonë do kujtojmë momentet kur kërcente me Alessian dhe ishte plot jetë. Suela do të na mungoje pa masë. Familja është në zi dhe akoma të pamundur të besojnë këtë lajm. Detajet mbi datën dhe orën e sherbimit funeral për në banesën e fundit do të postohen në ditet në vijim. Faleminderit!
Familja e Muke dhe Pranvera Saliaj
TË GJITHË ATA QË KANË MUNDËSI E DËSHIRË TË KONTRIBUOJNË, MUND TA BËJNË DUKE KLIKUAR KËTË LINK!