Dashi
Vazhdon faza statike dhe e mërzitshme që ju shoqëron prej disa javësh dhe që ju bën pak nervoz. Do të duhet të presim të paktën deri në mes të shkurtit për të rifituar vrullin e humbur. Kjo është një periudhë kalimtare në të cilën do të nevojitet maturi.
Demi
Me Marsin, Mërkurin dhe Venusin në favorin tuaj, kjo fazë rikuperimi do të vazhdojë në jetën tuaj të dashurisë dhe në atë të punës. Dikush po përjeton një fillim të ri, i cili do të shërbejë edhe për të rizbuluar dëshirën për t’u rikthyer në lojë dhe për të ndjerë emocione të forta.
Binjakët
Pas një periudhe gri në jetën tuaj, tani po gjeni një motivim të ri për të ecur përpara dhe për të besuar në atë që bëni. Në dashuri, sidomos në pjesën e dytë të shkurtit, do të vijnë momente vendimtare të cilat do të shqetësojnë veçanërisht çiftet që kishin gjetur një ekuilibër.
Gaforrja
Është e drejtë t’i lini gjërat të rrjedhin vetë duke shmangur reagimin ndaj provokimeve. Sot, deri në datën 13 të këtij muaji do të ketë gjëra që mund t’ju shkaktojnë mërzitje dhe bezdi. Nuk duhet të humbisni optimizmin edhe kur gjithçka duket e humbur.
Luani
Ju pret një ditë shumë më pak e tensionuar në krahasim me ato që sapo keni kaluar. Ju jeni një shenjë konkurruese që pëlqen të shkëlqeni. Falë mbështetjes së yjeve, do të ketë mundësi për të fituar një kënaqësi të madhe dhe për të marrë njohje në aspektin professional. Nga qershori do të keni ide shumë të qarta për të ardhmen tuaj.
Virgjëresha
Do të gjeni një ekuilibër të brendshëm. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të nxirrni në pah më të mirën tuaj dhe t’u tregoni të tjerëve atë që jeni në të vërtetë dhe talentin tuaj të madh. Në marrëdhëniet me Bricjapët dhe Akrepat mund të përjetoni momente shumë të këndshme. Në 10 ditët e para të shkurtit mund të ndodhin gjëra që do t’ju lejojnë të bëni një ndryshim.
Peshorja
Faza e trazuar që ju shoqëroi në pjesën e fundit të janarit do të vazhdojë të paktën deri më 5 shkurt, më pas gjërat dalëngadalë do të përmirësohen. Pjesa e dytë e shkurtit do të jetë shumë më fitimprurëse. Çdo gjë që tani duket si një qëllim i largët do të bëhet shumë më i lehtë për t’u arritur.
Akrepi
Nuk ia vlen të dukeni si njerëz të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Tani është koha për të sqaruar gjithçka që është e gabuar, për të qenë të vendosur dhe të flisni hapur për gjithçka ju shqetëson.
Shigjetari
Gjatë orëve në vijim do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje mbi të gjitha marrëdhënieve tuaja me shenjat e Peshqve dhe Demit, me të cilët mund të lindin lehtë keqkuptime apo dyshime që mund t’ju bezdisin më pas. Nga pjesa e dytë e shkurtit do të keni Venusin në një aspekt pozitiv.
Bricjapi
Të qenit shumë kokëfortë mund të jetë një thikë me dy tehe. Nga njëra anë, kjo ju bën të pakënaqur, sepse ju përpiqeni të përmirësoni veten dhe asgjë nuk ju përshtatet, ndërsa nga ana tjetër ju bën që të thelloheni gjithmonë në çdo situatë.
Ujori
Ditë pas dite po kthehet vitaliteti që kishit humbur në pjesën e fundit të janarit. Megjithatë, kini kujdes. Do t’ju duhet të përballeni me pakënaqësi veçanërisht në lidhje me punën. Së shpejti do të keni Venusin në krah dhe kjo do të kthehet në një dëshirë më të madhe për argëtim dhe shoqëri.
Peshqit
Në krahasim me muajin janar, shkurti do të jetë shumë më konstruktiv dhe do të shihni njëfarë optimizmi të rilindur tek ju. Në marrëdhëniet me Gaforret dhe Akrepat mund të lindë diçka e mirë. Së shpejti do të ndryshoni këndvështrimin dhe mënyrën tuaj të shikimit të gjërave dhe patjetër do të jeni shumë më pozitivë.