Sot gjithë ditën kam mendu për vajzën që kishte ndërru jetë në spitalin amerikan. Vajzën që trajtohej me kemio- terapi dhe pa marrë parasysh këtë, ajo gjithsesi kishte zgjedhë të operohet për estetikë. Nuk du me hy në gjykime absolutisht, ama këto ditë po mendoja me kry një trajtim dentar dhe dentisti që asht edhe mik i jemi më thotë: Jolë asnjë veprim nuk mund të baj pa më sjellë analizat e gjakut.
Faktikisht nëse analizat nuk tregojnë normalitet ose gjendje të mirë shëndetësore asnjë mjek nuk ndërhyn për kirurgji estetike. Por a e dimë ne këtë? A e dimë ne se vlejmë ma shumë se një bark i varun apo një dhamb i nximë? A e dimë ne që jeta asht ajo për të cilën ja vlen të luftosh edhe me mentalitetin tand jo vetëm të komunitetit. Të dashtuna vajza, jeni të bukura me ose pa kemio-terapi. Jeni sensuale edhe me një bark të varun, apo me një të qeshun të shtremtë.
Dukesh interesante kur e tregon se ta ndjen për vedin, dukesh e veçantë, jep mesazhin e një njeriu fenomenal nëse ti del e gjallë kësaj jete. Të dashtuna vajza asht ma e lehtë me dhanë këto mendime sesa me ju ba me kuptu si ndjehem sa herë një gru mbyllë sytë përgjithmonë. Ju lutem mendoni se edhe me kemio – terapi asht një shans i dytë me jetu. Sepse sapo vendosë për të tjerët e jo për vedin menjëherë e ke fy totalisht ekzistencën tande. Duajuni këtu fillon bukuria jetës tuej! /Nga Arjola ZADRIMA, publikuar në Facebook/